Sulmi në Kanada, shqiptari hero që ndihmoi të plagosurit: Tmerri që përjetova

Sulmi në Kanada, shqiptari hero që ndihmoi të plagosurit: Tmerri që përjetova

Bes Kondi

Kanadaja u trondit nga një sulm terrorist me furgon ditën e djeshme në Toronto, ku mbetën 10 persona të vdekur dhe shumë të tjerë u plagosën. Të shumtë ishin njerëzit e pranishëm në vendin e ngjarjes që përjetuan panik nga sulmi, ndërsa mes tyre ishte edhe një shqiptar.

Ai është Bes Kondi, emigrant shqiptar që kishte shkuar në Kanada së bashku me familjen shumë vite më parë. Kondi pas sulmit ka ndihmuar të plagosurit, ndërsa tregon për mediat edhe momentet e tmerrit.

Shqiptari tregon se pasi pa ngjarjen doli me shpejtësi nga zyra për të ndihmuar të plagosurit që ishin të shtrirë në rrugë, ndërsa njëri prej tyre në gjendje të rëndë nga sulmit, pyeste “Çfarë ka ndodhur”.

“Kisha parë përmes TV ngjarje të tilla në Francë apo Gjermani, por kurrë nuk e kisha menduar që një situatë të ngjashme do ta përjetoja këtu” tha për mediat vendasve në Toronto shqiptari Bes Kondi, që tashmë cilësohet si hero. Autori i sulmit në Kanada është Alek Minassian 25 vjeç i cili sulmoi me furgon njerëzit duke lënë shumë prej tyre të vdekur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja