Foto:  Rexhep Taip Erdogan

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka reaguar pas sulmit të ndodhur në konsullatën izraelite në Stamboll.

Ai tha se e dënon sulmin “frikacak” duke shtuar se në këtë akt të neveritshëm terrori, 3 terroristë u neutralizuan dhe 2 nga oficerët tanë heroikë të policisë u plagosën lehtë.

“Dua që të dihet se ne e dënojmë sulmin frikacak që ndodhi sot në Beshiktash të Stambollit. Në këtë akt të shëmtuar terrori, 3 terroristë u neutralizuan dhe 2 nga oficerët tanë heroikë të policisë u plagosën lehtë. Zyra e Kryeprokurorit tonë, policia dhe agjencitë e inteligjencës kanë nisur hetimet e nevojshme”, tha Erdogan.


Lajmi kryesor:

Turqi/ Të shtëna me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll! Dy të vdekur dhe 3 të plagosur! Erdogan (VIDEO)