Sulmi në Paris, strategjia e ISIS
për të "përlyer" refugjatët sirianë

Sulmi në Paris, strategjia e ISIS<br />për të
FRANCË – Pasaporta e sirianit të gjetur afër trupit të terroristit të hodhi veten në erë pranë stadiumit “Stade de France” nuk ka të bëjë me identitetin e tij.

AFP duke cituar një burim të afërt nga hetuesit, thotë se pasaporta me emrin Ahmad al-Mohammad, i përket një ushtari të ushtrisë sirian që ka vdekur muaj më parë.

Hetuesit francezë thonë se ai ishte një ushtar besnik i presidentit Basha al-Assad. AFP shkruan se pasaporta është fabrikuar bazuar në identitetin real.

Dikush ka paraqitur të njëjtën pasaportë ose një kopje të saj për t’u regjistruar si refugjat në ishullin grek të Leros më 3 tetor dhe e njëjta gjë ka ndodhur dhe në Serbi dhe Kroaci në ditët më pas.
 
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere thotë se pasaporta në vendin e bombardimeve mund të ketë qenë një strategji e terroristëve të ISIS për të kthyer opinionin publik kundër refugjatëve sirianë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje/ Festivali i Dritave ndez skenën në Shirokë! Aty ku bashkohen muzika me traditën dhe bukurinë e liqenit

Pamje/ Festivali i Dritave ndez skenën në Shirokë! Aty ku bashkohen muzika me traditën dhe bukurinë e liqenit