Sulmi në Siri, Rama: Qeveria e re
do mbështesë ushtarakisht NATO
Kryeministri i ardhshëm Edi Rama ka deklaruar sot se qeveria e re shqiptare do të mbështesë të gjitha përpjekjet ushtarake të SHBA-së dhe NATO-s për çlirimin e popullit sirian. Rama:" Shqipëria i ka një borxh historik SHBA"
TIRANE- Kryeministri i ardhshëm Edi Rama ka deklaruar sot se qeveria e re shqiptare do të mbështesë të gjitha përpjekjet ushtarake të SHBA-së dhe NATO-s për çlirimin e popullit sirian pasi Shqipëria i ka një borxh historik të pashlyeshëm atyre që mbështetën aspiratën e shqiptarëve për liri.
Në një deklaratë për shtyp nga selia e PS, Rama deklaroi sot: "Si një komb që njeh mirë parimet e lirisë dhe dhunën nga regjimet shtypëse, ne qëndrojmë pranë popullit sirian në këtë moment tragjik për të.
Si një popull që e ka lidhur fatin dhe të ardhmen e tij me fatin dhe të ardhmen e lirisë e të demokracisë, ne do të jemi pa asnjë diskutim e hezitim në krah të Shteteve të Bashkuara në çdo front beteje ushtarake që arsye të vetën, ka lirinë e njerëzve dhe çlirimin e popujve nga regjimet barbare të cilat shkojnë deri tek armët kimike për mbijetesën e tyre.
Si qeveria e re e Shqipërisë, ne do të jemi kurdoherë dhe me çdo çmim, në lartësinë e borxhit të pashlyeshëm historik ndaj aleatëve që mbështetën aspiratën e shqiptarëve për liri dhe sot ne jemi njësh me ta, në shprehjen e revoltës ndaj regjimit të Damaskut e të përgjegjësisë për t’ju kundërpërgjigjur ushtarakisht politikës shfarosëse të armëve kimike.
Jemi plotësisht gati që me të marrë detyrën në Kuvendin e Shqipërisë, të marrim edhe detyrën që na takon për të mbështetur me të gjitha kapacitetet e kërkuara operacionale përpjekjen e Aleancës Euroatlantike për të ndalur marrëzinë vrastare ndaj popullit sirian.
Jam i bindur se në këtë drejtim Kuvendi i Shqipërisë do të jetë unanim përballë çdo kërkese që do të vij nga NATO dhe ne do të jemi të pakursyer për të qëndruar pranë popullit sirian në këtë moment të vështirë për të,"- përfundoi Rama.
Redaksia online
(Armanda Shtëmbari/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3337
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35