Komandanti i Trupave Ndërkombëtare dhe Amerikane në Afganistan ka deklaruar se përgjegjësia për marrjen e vendimit për goditjen gabimisht të spitalit në Kunduz që shkaktoi vdekjen e 22 personave, i takonte ushtrisë amerikane.
Gjenerali amerikan John Campbell tha para një komisioni të kongresit në Uashington se forcat afgane e kishin kërkuar goditjen ajrore ndaj spitalit që drejtohej nga “mjekët pa kufi” sepse siç thanë ata, kryengritësit talebanë kishin hapur zjarr nga territori i spitalit.
Por ai shtoi se Shtetet e Bashkuara e kryen goditjen që zgjati gjysmë ore pasi e analizuan kërkesën.
“Vendimi për hapje zjarri nga ajri u bë brenda hierarkisë së komandës amerikane. Një spital u godit gabimisht. Ne nuk do vinim kurrë me qëllim në shënjestër një objekt të mbrojtur mjekësor’, deklaroi gjenerali.
Më herët presidenti amerikan Barak Obama premtoi se për këtë ngjarje do të ketë një hetim të plotë, ndërsa përgjegjësit do të vihen para drejtësisë. Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka cilësuar sulmin si një krim lufte.
Redaksi Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com