TIRANË- Ende nuk ka asnjë person të dyshuar për sulmin ndaj Top Channel. Policia kishte shoqëruar ish-dhëndrin Pal Kolës, rojës që mbeti i vrarë nga breshëria e kallashnikovit, dhe një tjetër person, por tashmë atë janë liruar. Ish-dhëndri Roberto Papçi dhe Agustin Tonaj u liruan pas marrjes në pyetje, ndërsa mësohet se ata kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen. 

Të dy u ndaluan nga policia në Vlorë orën 03:00 të mëngjesit të së hënës, dy orë pasi ndodhi ngjarja në Top Channel, por tashmë janë liruar. Ata u ndaluan në Vlorë dhe për shkak se kanë dhënë dëshmi kontradiktore janë shoqëruar në komisariat, ndërkohë që më pas policia ka identifikuar që Roberto Papçi është ish-dhëndri i Pal Kolës. Testi i faktorëve plotësues me qëllim gjetjen e grimcave të barutit të djegur në duar dhe rroba ka shpëtuar Roberto Papçin dhe Agustin Tonajn. Të dy kanë rezultuar të pastër, nuk ka prova të lidhen me ngjarjen deri në këtë moment. 

Roberto Papçi është ndarë nga vajza e Kolës rreth 2 vite më parë dhe kanë pasur konflikte për kujdestarinë e fëmijëve. Por gjithsesi, deri më tani nuk ka ende asnjë provë që e lidh ish-dhëndrin me sulmin. Ata do të mbahen në vëzhgim në vijim.


Lajmi kryesor:

Sulmi me armë në Top Channel, policia: 100.000 € për këdo jep informacion për autorët! Pyeten pronarët: S'kemi pasur kërcënime, s'kemi të dyshuar