Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se nuk mund ta ekstradoj Milan Radoiçiçin në Prishtinë, pasi Serbia nuk e njeh Kosovën dhe mbi të gjitha ai është aleat i tij.Ndërsa kryeministri Kurti deklaroi se sulmi i Banjskës u ndërmor me dijeninë e Vuçiç, e sipas tij Radoiçiç, veproi si Proigozhin i Putinit të vogël në Beograd. 

Teksa ka prezantuar detaje të reja nga dëshmia e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Vuçiç, ndër të tjera u shpreh se Millan Radojçiç, nuk është mik i tij, por bashkëpunëtor i afërt, për shkak se ai ishte nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

I pyetur për pretendimet e Prishtinës se Beogradi ka organizuar sulmin në Banjskë, presidenti i Serbisë tha se është gjithmonë më e lehtë të akuzosh Beogradin.

Duke folur për situatën në Kosovë, Vuçiç tha se ai nuk mund t’i quajë sulmuesit terroristë, edhe pse tha se dënon vrasjen e policit kosovar.

Ndërsa kryeministri Albin Kurti në një intervistë për Sky Neës thotë se duke e njohur qëllimin e Serbisë ndaj Kosovës, është mirë që vendi të përgatitet për tentativa të ngjashme si në Banjskë në të ardhmen. Kurti ka bindje se sulmi i 24 shtatorit nuk ka ndodhur pa dijeninë e presidentit serb. Lidhjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç me Milan Radoiçiqin që mori përgjegjësinë për organizimin e grupit të armatosur, e krahason me atë të presidentit rus me ish-shefin e Ëagnerit, Yevgeny Prigozhin.

“Milan Radoiçiq, Prigozhini i vogël, sepse Putini i vogël në Beograd, Vuçiçi, ka Prigozhinin e tij të vogël në malet që e rrethojnë Kosovën. Ai e pranoi se e organizoi këtë sulm terrorist”, ka thënë Kurti.

Sipas tij nuk ka asnjë mundësi që sasinë e madhe të armatimit të rëndë që grupi i serbëve e kishin në Banjskë, ta merrnin pa përkrahjen e Serbisë dhe se të gjitha municionet e sekuestrtua në vlerë 5 mln euro janë prodhuar në fabrika serbe.

Ndërkaq BE-ja ka deklaruar se po pret hetimin e plotë të ngjarjes para se të marrë ndonjë vendim. Institucionet e Kosovës vazhdimisht kanë kërkuar që Serbia të sanksionohet, pasi ka dëshmi se ajo qëndron pas sulmit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:52
Sulmi në Banjskë, Osmani bisedon me Borrell: S’duhej të kishte forcë! Serbia shkeli marrëveshjen

1696009310_vjosaosmani.jpg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për shkeljen e nenit 3 të marrëveshjes së 27 shkurtit. Këtë qëndrim Osmani ia ka bërë të ditur kryediplomatit të BE Josep Borrell gjatë një takimi që pati me gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian në Granada të Spanjës.

Në një postim në rrjetet sociale Osmani thotë se marrëveshja parashikon detyrimin për t’u përmbajtur nga përdorimi i forcës, gjë që Serbia, sipas presidentes, e ka shkelur me sulmin e armatosur më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë efektivi i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe tre anëtarë të grupit terrorist.