Sulmi në veri të Kosovës, zv.Sekretari i NATO’s: Paqja sigurohet përmes dialogut! Lajçak: Frikë se mund të ngjallen fantazmat e së shkuarës

Sulmi në veri të Kosovës, zv.Sekretari i NATO’s: Paqja sigurohet përmes dialogut! Lajçak: Frikë se mund të ngjallen fantazmat e së shkuarës

Zëvendës sekretari i NATO’s, Mircea Geoana, ka nisur fjalimin e tij drejtuar forumit 2BS, që po mbahet në Budva, duke komentuar situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë. Geoana tha se është përkushtimi i NATO-s për të siguruar paqen në Ballkan përmes misionit të KFOR-it.

“Ne do të ndërmarrim ç'farëdo hapi të nevojshëm për të siguruar një mjedis të sigurt për banorët e Kosovës, por e dimë se ajo që do të sigurojë paqe të qëndrueshme është dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe bashkëjetesa e të gjitha komuniteteve, kjo është arsyeja pse liria e lëvizjes është e nevojshme”, tha Geoana, raporton agjencia e lajmeve 2BCS

Geoana tha se "Ne jemi këtu për Malin e Zi dhe Ballkanin. Së shpejti familja e NATO-s do të jetë e fortë me 32 vende, kështu që ne do të jemi një familje e madhe dhe Aleanca më e suksesshme në histori në dy kontinente". Ai shtoi se Rusia mund të ishte vërtetë një kërcënim i rëndësishëm, por kjo nuk isjhte sfida e vetme për arsye se kishte edhe të tjera si "terrorizmi si burim jostabiliteti, konfliktet në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, politikat dhe ambiciet aktuale të Kinës, teknologjia në zhvillim dhe ndryshimet klimatike".

"Ne jemi këtu për Malin e Zi dhe Ballkanin. Së shpejti familja e NATO-s do të jetë e fortë me 32 vende, kështu që ne do të jemi një familje e madhe dhe Aleanca më e suksesshme në histori në dy kontinente. Rusia mund të jetë kërcënimi më i rëndësishëm i sigurisë, por kjo nuk është sfida e vetme. Ka shumë të tilla si terrorizmi si burim jostabiliteti, konfliktet në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, politikat dhe ambiciet aktuale të Kinës, teknologjia në zhvillim dhe ndryshimet klimatike. E gjithë kjo kërcënon sigurinë tonë dhe teston qëndrueshmërinë tonë, ndaj duhet të jemi të fortë, të shkathët dhe të bashkuar. Kjo do të na ruajë në një botë gjithnjë e më të rrezikshme", tha Geona.

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha të premten se rajoni i Ballkanit Perëndimor “nuk po duket aspak mirë dhe të gjithë kanë frikë se mund të ringjallen fantazmat e së kaluarës”.  Duke folur në Forumin 2BS në Budva, Lajçak theksoi se situata mes Serbisë dhe Kosovës është përkeqësuar pas konfliktit në veri të Kosovës më 24 shtator dhe se kjo është “sfidë për të gjithë rajonin dhe jo vetëm për këto dy vende. ”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:23
'Sulmi në Banjskë nuk ishte aksident' Lajçak i përgjigjet Kurtit: Kur nuk të pëlqen mesazhi, sulmon atë që e përcjell

1696616918_lajcak600x3601.jpg

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, duke komentuar akuzat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se ai ia mban anën Serbisë në dialog, tha se “kur dikujt nuk i pëlqen një mesazh, atëherë e sulmon atë që e ka sjell mesazhin”.

“Dialogu vazhdon që nga viti 2011. Në ndërkohë, kanë ndryshuar qeveritë në Kosovë dhe Serbi, kanë ndryshuar edhe strukturat evropiane. Por, dialogu është e vetmja rrugë. Nuk ka të ardhme evropiane pa marrëdhënie të mira mes Kosovës dhe Serbisë, dhe atje nuk ka normalizim pa dialog”, shtoi ai.

Zyrtari i Brukselit tha se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të Kosovës nuk ishte aksidental dhe se ajo ngjarje ka ndryshuar gjithçka në tryezën e negociatave.

“Në rrethana aktuale nuk është e drejtë që Kosova është nën sanksione nga BE-ja dhe kjo duhet të adresohet. Heqja e tyre është një mundësi që unë e mbështes”, u shpreh Lajçak, raporton Rel.

S.S/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë