Sulmi në Moskë/ Agjencia ruse kundra Putinit: Rusia e dinte që do të sulmohej nga ISIS

Sulmi në Moskë/ Agjencia ruse kundra Putinit: Rusia e dinte që do të sulmohej nga ISIS

Pamje nga sulmi terrorist në Moskë më 22 mars 2024

Shërbimet e sigurisë së Kremlinit ishin në dijeni të një sulmi të mundshëm nga ISIS ditë përpara sulmit në Bashkinë Crocus në Moskë, ku vdiqën të paktën 143 njerëz.

Kjo është ajo çfarë thuhet në disa dokumenta të klasifikuara të inteligjencës ruse, të cilat Dossier Center - një grup hetimor rus kundra Kremlini - ka arritur t’i gjejë.

Sipas Qendrës Dossier në Londër, kishte prova në dokumente se Rusia dinte që persona nga Taxhakistani të rekrutuar nga ISIS-K - dega e Azisë Qendrore të grupit terrorist - mund të sulmonin.

Dossier Center është një grup hetimor rus i mbështetur nga Mikhail Khodorkovsky, një ish-magnat rus i naftës, i kthyer në kritik të Kremlinit.

Qendra ka zbuluar më parë detaje rreth presidentit rus Vladimir Putin dhe regjimit të tij, shpesh duke përdorur dokumente dhe rrjedhje nga brenda qeverisë ruse.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë