Autoritetet evropiane kanë "hyrë në mënyrë të njëanshme në luftë me Rusinë", deklaroi nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dimitry Medvedev, në një postim në rrjetin social ‘X’.

"Qytetarë të vendeve të BE-së, dijeni se autoritetet tuaja kanë hyrë në mënyrë të njëanshme në luftë me Rusinë. Prandaj, jini vigjilentë dhe mos u habitni nga asgjë. Gjumi i qetë ka mbaruar. Por ju e dini kujt t'i kërkoni shpjegime!" kërcënoi Medvedev pas reagimeve të Evropës ndaj rrëzimit të dronit rus në Rumani.

Ish-presidenti rus kishte komentuar më parë në platformën ‘Max’ mbi rastin e dronit që goditi një ndërtesë apartamentesh në Galati, duke i quajtur vendet anëtare të BE-së "euro-impotente". "Sigurisht, duhet të zbulojmë se kujt i përkiste", shkroi Medvedev.

"Dronët evropianë, pjesët rezervë për këto dronë, armë të tjera, për të mos përmendur inteligjencën, marrin pjesë në sulme kundër vendit tonë çdo ditë. Për shkak të veprimeve të tyre, ndërtesat e banimit dëmtohen dhe civilët tanë po vdesin", vazhdoi zëvendëssekretari i përgjithshëm i Këshillit të Sigurisë, duke përfunduar: "Prandaj përgatituni: kjo do të vazhdojë të ndodhë. Ka një luftë! Dhe qytetarët e shteteve të BE-së, si popullatat e vendeve në luftë, nuk do të jenë në gjendje të flenë të qetë."


Lajmi kryesor:

Droni rus godet Rumaninë, reagon Bukureshti: Përshkallëzim i rëndë, kemi informuar NATO-n! Aleanca: Do të forcojmë mbrojtjen (VIDEO)