Foto: Andriy Sybiha

Ukraina ka reaguar pas sulmit rus me dron në Rumani, duke u shprehur se ky ishte një tjetër shembull i "kërcënimit" që Rusia paraqet për të gjithë Evropën.

"Inkursioni i fundit i një droni rus në hapësirën ajrore rumune dhe shpërthimi i tij në një lagje banimi në Galati kanë treguar edhe një herë se agresioni rus përbën një kërcënim real për rajonin e Detit të Zi dhe të gjithë Evropën", tha Ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sybiha në mediat sociale.


Lajmi kryesor:

Droni rus godet Rumaninë, reagon Bukureshti: Përshkallëzim i rëndë, kemi informuar NATO-n! Aleanca: Do të forcojmë mbrojtjen (VIDEO)