Shqipëria dënon sulmin terrorist me bilanc tragjik në Kabul, Xhaçka: Të përkushtuar për të garantuar jetën dhe sigurinë e aleatëve afganë

Shqipëria dënon sulmin terrorist me bilanc tragjik në Kabul, Xhaçka: Të përkushtuar për të garantuar jetën dhe sigurinë e aleatëve afganë

Sulmi terrorist në Kabul, ku ndodhën 2 shpërthime duke sjellë një bilanc tragjik me mbi 60 të vdekur dhe shumë të plagosur, është dënuar nga Shqipëria. Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka teksa ka dënuar sulmin, thotë se vendi jonë mbetet i përkushtuar për të garantuar jetën dhe sigurinë e bashkëpunëtorëve afganë.

"Unë dënoj me fjalët më të forta sulmin e tmerrshëm terrorist në #Kabul_Airport . Zemrat tona dhe lutjet tona Duart e palosurashkojnë për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre. Ne mbetemi të përkushtuar për të garantuar jetën dhe sigurinë e të gjithë aleatëve tanë #afganë", tha Xhacka.

Dy shpërthime të fuqishme në një sulm terrorist jashtë aeroportit të Kabulit i kanë marrë jetën të paktën 60 personave, duke lënë të plagosur edhe 140 të tjerë shumë të tjerë. Mes viktimave janë edhe 11 marinsa amerikanë dhe një mjek. Mes viktimash mendohet të jenë edhe civilë e fëmijë. Pas akuzave të sHBA ISIS e ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit. Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s, Jens Stoltenberg, dënoi sulmin ndërsa tha se prioritet është evakuimi i sa më shumë njerëzve sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërsa pentagoni paralajmëroi se do të ketë dhe sulme të tjera në vijim, grupi i parë i afganëve që do të strehohen në vendin tonë, pritet të mbërrijnë në Shqipëri pas mesnate. Burime për Report Tv bëjnë me dije se do të jenë rreth 170 afganë që do të mbërrijnë me grupin e parë. Pas mbërritjes në aeroport, afganët do të qëndrojë fillimisht në tendat e ngritura posaçërisht pranë aeroporti ushtarak, ku atyre do t’ju ofrohet dhe asistenca e parë mjekësore dhe më pas ata pritet të strehohen në struktura hoteliere në Durrës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elsa: 26/08/2021 20:35

    Boll moj ti debile me kto deklarata se le nam, ti max der ne shkup degjohesh.

    Përgjigju
  • D.3: 26/08/2021 20:02

    Ca snin njeri ja bonte i miku im ka Shkodra. Aleat Afganët . Pupupu. Mjer ne poplli shkret qe ça nuk luhet nkurriz tonē. E keni bo venin hale azia-afrikane. Aleat shum shpejt me Taiwanin dhe sri lankên.

    Përgjigju
  • albfire: 26/08/2021 18:40

    Shyqyr qe e denoi dhe Shqiperia se nuk po merrte zgjidhje puna. Une rekomandoj t'ju cohet talebaneve dhe nje note proteste!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'