Sulmi terrorist, mesazhi i veçantë i
Kabashit, fjalë nga vepra e Schmitt  

Sulmi terrorist, mesazhi i veçantë i<br />Kabashit, fjalë nga vepra e Schmitt  
Monodrama “Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit” do të jepet më 23 mars në Tiranë me interpretimin e Mirush Kabashit në Teatrin Eksperimental. Vepra është e francezit me origjinë hebreje Eric-Emmanuel Schmitt, i cili nesër do të vijë në Tiranë. “Schmit është letrar i jashtëzakonshëm, i madh, dhe në këtë vepër ai thotë: unë kam vërtetuar diccka dhe njëkohësisht edhe kam provokuar”, tha Kabashi 

Aktori i shquar Mirush Kabashi e përshtati për teatër novelën e shkruar nga Schmitt dhe e ka shfaqur më shumë se 35 herë. I pyetur për pjesnë më të pëlqyer të veprës, Mirush Kabashi preferon të përcjellë mesazhet e këtij një pjese të veprës: “Po them diccka, një moment i cili lidhet direkt me mesazhin që jep kjo vepër. E pyet i biri shpirtëror me fe tjetër “Zoti Ibrahim, pse bëhet luftë midis feve?” Ai i thotë: “Biri im mos ma thuaj atë fjalë, se luftën, as nuk e organizojnë dhe e as bejnë besimet dhe besimtarët”

“Zoti Ibrahim, po besimtar janë ata që po vrasin njerëz të pafajshëm.” “Biri im, ata janë dy herë armiq të Allahut”. 

Aktori i njohur rrëfen për Report TV se ccfarë e bën të suksesshme këtë dramë ku shpaloset imazhi pozitiv i Zotit Ibrahim, ndërkohë që një imazh i frikshëm po krijohet për besimtarët myslimanë si pasojë e akteve terroriste. “Është politika dhe masmedia, të cilat përpiqen që të hedhin më tepër, të provokojnë për të mbuluar qëllimet e tyre të mbrapshta, të cilat nuk kanë të bëjnë fare me pozitivitetin, por kanë të bëjnë me antagonizmin që ata duan ta shtojnë për përfitime materiale.

Më duket një malinjitet, një deformin i jashtëzakonshëm i atyre njerzve të cilët janë ekstremistë apo kërkojën që mbi bazën e një grupi terroristësh të arrijnë të idenitifikojnë një fe humanitare”, tha aktori Mirush Kabashi.

mirush kabashi

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri