Sulmi terrorist në Gjermani,
reagon Partia Demokratike

Sulmi terrorist në Gjermani,<br />reagon Partia Demokratike
Partia Demokratike ka reaguar për sulmin terrorist që ndodhi në nje treg Krishlindjesh në Berlin me anë të një deklarate duke e cilësuar këtë sulm si një akt makabër që ka si objektiv parësor goditjen e sistemit tonë të vlerave të lirisë dhe paqes.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Një akt i rëndë terrorist goditi sot Gjermaninë. Ky krim makabër ndaj qytetarëve të pafajshëm të Berlinit objektivin parësor ka goditjen e sistemit tonë të vlerave të lirisë dhe paqes.

Partia Demokratike shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave dhe kancelares Merkel.

Si miq, si aleatë dhe partnerë Partia Demokratike shpreh bindjen se kjo valë terrori nuk do të thyejë dot shpirtin e qytetërimit tonë, përkushtimin tonë të vlerat e lirisë dhe demokracisë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Izraeli vazhdon sulmet në Gazë mes shpresave të ndërmjetësuesve për armëpushim

Izraeli vazhdon sulmet në Gazë mes shpresave të ndërmjetësuesve për armëpushim