ALGJERI - Sulmi terrorist në kompleksin për nxjerrjen e gazit në shkretëtirën Sahariane në Algjeri, është një tjetër alarm për fuqitë botërore të kërcënimit që përbën Al- Kaeda dhe grupe të tjera ekstremiste.

Ndërkohë pengjet e liruara që shpëtuan nga ky sulm terrorist u shprehën se do të jetë kujtimi më i hidhur dhe më i keq në jetën e tyre.

Francezi Alexandre Berceaux, njëri prej pengjeve që arritën të shpëtonin nga forcat algjeriane u shpreh se iu desh të fshinte pasaportën e tij në mënyrë që të mos diktohej nga terroristët dhe theksoi se jo vetëm perëndimorët ishin në shënjestër, por edhe algjerianët që ndodheshin në uzinë kishin jetën e tyre në rrezik. Ndërsa shtetasi britanik nga Skocia Alan Wright tha se kolegët algjerianë i shpëtuan jetën duke i dhënë që të vishte një palë rroba tradicionale algjeriane ndërsa për fatin e keq dy patriotët e tij patën një fund të hidhur.

Ndërsa disa punonjës algjerianë u shprehën se në momentin që dëgjuan të shtëna armësh, kuptuan se diçka e pazakontë po ndodhte dhe menjëherë kërkuan të fshiheshim nëpër vende të ndryshme.

Ndërkohë rezidentët e In Amenasit janë shprehur të shqetësuar pas ngjarjes tragjike pasi kompanitë e huaja do të largohen për shkak të frikës nga sulmet e ardhshme terroriste. “Nëse çdo gjë do të ndalet, atëherë do të ketë krizë të madhe për punë, -u shpreh një tjetër banor i In Amenas-it.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)