Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin terrorist në Izrael duke shprehur ngushëllimet ndërsa dënon autorët e ngjarjeve të rënda. Përmes një postimi në Tëitter, Rama thotë se Shqipëria mbështet Izraelin dhe fqinjët që kanë zgjedhur rrugën e paqes.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga sulmet pa dallim ndaj Izraelit që kanë rezultuar në humbje jetësh dhe dënojmë me forcë autorët dhe mbështetësit e tyre. Shqipëria qëndron e vendosur me Izraelin dhe të gjithë fqinjët e tij myslimanë që kanë zgjedhur rrugën e paqes dhe bashkëpunimit”, tha Rama.
Reagimi i Ramës erdhi pasi një turist italian u vra dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm terrorist me makinë në Tel Aviv. Një makinë u përplas me një grup njerëzish pranë një parku, përpara se të përmbysej.
Pas sulmit, forcat izraelite të sigurisë qëlluan një palestinez që dyshohet se ka qenë autori i kësaj ngjarje. Ky ishte sulmi i dytë vdekjeprurës të premten, pasi dy motra u vranë kur makina e tyre u qëllua në Bregun Perëndimor.
Zyra e Jashtme e Britanisë tha se ata ishin shtetas britanikë. Tensione pas sulmeve ajrore izraelite mbi objektivat militantë palestinezë si në Liban ashtu edhe në Gaza janë shtuar.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Sulm terrorist në Tel Aviv, Izraeli nis mobilizimin e rezervistëve! Rama: Dënojmë autorët, mbështesim paqen dhe bashkëpunimin
-
Nje lajm i tmerrshem per kete shtet
Përgjigju -
Jemi prane izraelit ne keto dite te veshtira
Përgjigju -
Ca nuk po ndodh neper bote zot na ruaj
Përgjigju -
Si gjithmone Rama ne mbeshtetje te njerezve qe ndodhen ne situata te veshtira
Përgjigju











Komente
Komento