Sulmi terrorist në kishën ortodokse të Dagestanit dhe në 2 sinagoga, vriten 15 oficerë e 4 civilë! Një prift u ther me thikë

Dhjetra të vrarë dhe shumë të plagosur në sulmet terroriste të së dielës, (23 qershor 2024) në një sinagogë dhe dy kisha ortodokse në Republikën Ruse të Dagestanit. Siç bëhet me dije ka shkuar në pesëmbëdhjetë numri i  oficerëve të policisë së vrarë nga terroristët si dhe një prift rus 66-vjeçar, i cili u ther me thikë në fyt.

Ky ka qenë bilanci i kësaj të hëne, ndërsa bëhet fjalë edhe për një numër prej 25 personash të plagosur. 
Në vazhdim pas sulmeve të përgjakshme ishte një operacion madhor i shërbimit antiterrorist rus. Sipas agjencisë RIA Novosti, gjashtë terroristë ishin vrarë.

Terroristët shënjestruan vendet e adhurimit, si dhe një pikë kontrolli policie në kryeqytetin e Dagestanit, Makhachkala , si dhe në qytetin Derbent , në jug të kryeqytetit. Përfaqësuesit e komunitetit hebre rus thanë se u sulmua edhe një sinagogë e dytë.

Terrorists just set fire to a synagogue and church in Dagestan and killed six police officers and a priest. Back in October a mob ëent hunting Jeës in Dagestan airport and a British pro-Pal cheered them on. I feel sick. pic.twitter.com/f8Nw7leETb

— Heidi Bachram ????️ (@HeidiBachram) June 23, 2024

Sulmet në të dy qytetet ishin të koordinuara dhe ndodhën në të njëjtën kohë, të dielën pasdite.

Videot e postuara në mediat sociale tregojnë njerëz me të zeza duke qëlluar pa dallim ndaj automjeteve të policisë në Makhachkala.

Në Derbent, ku dikur kishte një komunitet të madh hebre, sulmuesit sulmuan një kishë dhe një sinagogë, të cilat më pas i dogjën. Ndërtesa e sinagogës, e cila ishte bosh në momentin e sulmit, madje ishte në listën e monumenteve të mbrojtura nga Unesco.

Ka pasur gjithashtu raporte për rreth 20 persona të mbyllur brenda kishës në momentin e sulmit, por mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur me ta. Sinagoga ishte bosh në momentin e sulmit, por një polic dhe një roje u vranë.

Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë shkëmbimin e të shtënave jashtë sinagogës. Tre sulmues kanë zbritur nga makinat me të cilat kanë qenë dhe kanë hapur zjarr ndaj policëve të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi të madhe.

 

First footage ëhere faces of the shooters are visible appeared.

Russian "Z-bloggers" already blame Ukraine. pic.twitter.com/YmnEuqLqcg

— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) June 23, 2024

Shkëmbimi i armëve vazhdoi në rrugët e qytetit disa orë pas sulmit. Helikopterët e policisë po fluturonin vazhdimisht mbi qytet dhe autoritetet u bënë thirrje banorëve të qëndrojnë larg rrugëve.

Just release video shoës the shootout betëeen police and militants in the streets of the Dagestan region. Another militant is confirmed killed bringing the total to at least seven but likely more. pic.twitter.com/Jf7mdH2JTW

— OSINT Aggregator (@AggregateOsint) June 23, 2024

Më vonë, thuhet se autorët u barrikaduan në një ndërtesë. 
Për momentin nuk dihet identiteti i autorëve dhe nuk ka asnjë përgjegjësi. Autoritetet lokale lanë të kuptohet, megjithatë, se i njohin autorët dhe motivet e tyre.

Mediat ruse raportuan se në mesin e autorëve të sulmit ishin dy djemtë e kreut të një province të Dagestanit, i cili ndodhet në paraburgim.

Megjithatë, siç vëren BBC , Dagestani, një nga rajonet më të varfra të Rusisë me një përqindje të madhe myslimanësh, ishte bërë skenë e sulmeve islamike në të kaluarën.

Sulmet e koordinuara të personave të armatosur erdhën tre muaj pas një masakre në të cilën 145 njerëz vdiqën në një sallë koncertesh pranë Moskës, e marrë përsipër nga grupi i Shtetit Islamik.

#BREAKING| Unknoën assailants fired upon a synagogue and a church in Derbent, Russia. According to preliminary information, one police officer ëas killed and another injured, the Ministry of Internal Affairs said. #russia #derbent pic.twitter.com/tkgZxXS5j0

— APA Neës Agency (@APA_English) June 23, 2024

Udhëheqësi i Dagestanit, Sergej Melikov, shkroi në Telegram: "Sonte në Derbent dhe Makhachkala, njerëz të panjohur u përpoqën të destabilizojnë shoqërinë".
 

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja