FOTO/ Sulmi terrorist në Turqi, Identifikohet terroristi i PKK-së, përgjegjës për sulmin në Ankara

FOTO/ Sulmi terrorist në Turqi, Identifikohet terroristi i PKK-së, përgjegjës për sulmin në Ankara

Një nga dy terroristët përgjegjës për sulmin e së dielës në kryeqytetin turk, Ankara është identifikuar, njoftoi Ministria e Brendshme e Turqisë.

Terroristi i PKK-së, Hasan Oğuz, me emrin e koduar Kanivar Erdal, u identifikua si rezultat i hulumtimit dhe analizës së ADN-së, tha ministria në një deklaratë.

Sipas njoftimit policor, përpjekjet dhe hetimet për të identifikuar terroristin tjetër janë në vazhdim e sipër, raporton agjencia e lajmeve turke Anadolu.

Në orën 9:30 të mëngjesit me kohën lokale të dielën, në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, Turqia u trondit nga një sulm me bombë para ndërtesave ministrore dhe Parlamentit turk në Ankara Ministria e Brendshme e Turqisë deklaroi se sulmi u krye nga dy terroristë, njëri prej tyre u vra nga shpërthimi, ndërsa tjetri u “neutralizua” nga forcat turke.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Dy oficerë të policisë turke u plagosën lehtë gjatë sulmit që ndodhi në orën 9:30 të dielën, por sipas Ministrit të Brendshëm të Turqisë, Ali Yerlikaya, ata janë jashtë rrezikut për jetën. 

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!