Sulmohen faqet zyrtare maqedonase
Hakersat shqiptarë: Na nënçmoni

Sulmohen faqet zyrtare maqedonase<br />Hakersat shqiptarë: Na nënçmoni
SHKUP – Faqja zyrtare www.mbrod.gov.mk, është sulmuar sot pasdite nga piratët e internetit. Sulmi i këtij sajti është marrë përsipër nga Albanian Hackers Zonej-u (AHZ), të cilët në faqe kanë shënuar edhe simbolet e tyre.
Ata kanë vendosur logo me flamurin shqiptar dhe një mbishkrim shqip.
“Ne gjithmonë do ju urrejmë ju, sepse edhe ju jeni skllav sikur serbët, grekët dhe rusët.
Sepse vetëm ju i nënçmoni shqiptarët. Çfarë faji patën shqiptaret në Maqedoni që i lënduan, populli maqedon është po ashtu sikur populli serb. E nëncmoni një popull që ka vlera të mëdha e ata janë shqiptarët dhe me kokë lart do të jenë gjithmonë. Just Smile”, shkruhet në mesazhin e hakersave.
Ata e kanë shoqëruar këtë shkrim edhe me një këngë patriotike shqiptare. Sulmi ka vazhduar për disa minuta. Mendohet se kjo është një përgjigje ndaj dhunës së ushtruar mbi 15 nxënësit shqiptar në Maqedoni.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike