Impiantet e përpunimit të naftës në Kuvajt kanë qenë objekt dy sulmeve me dronë. Një nga rafineritë kryesore të kompanisë së naftës kuvajtiane, u godit duke shkaktuar zjarr, sipas agjencisë së lajmeve Kuna.

"Korporata e Naftës së Kuvajtit njoftoi se një nga njësitë e saj operative në rafinerinë Mina al-Ahmadi u godit këtë mëngjes nga një sulm me dron, duke shkaktuar një zjarr të lokalizuar", shkruhet në një postim në X. Pas këtij sulmi, u sulmua edhe një tjetër impiant, gjithashtu në Kuvajt.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Netanyahu: Do të pezullojmë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike iraniane! Plan i 6 vendeve për Hormuzin, përfshihet edhe Italia! U godit një F-35 amerikan, detyrohet të bëjë ulje emergjente