Sulmohet faqja e Federatës, FSHF: Ndodhi pas publikimit të përgjimit tronditës për Veliajn

Sulmohet faqja e Federatës, FSHF: Ndodhi pas publikimit të përgjimit tronditës për Veliajn

Foto ilustruese

TIRANË- Federata Shqiptare e Futbollit thotë se u është sulmuar faqja e webi-t nga hacker dhe tani është i mbyllur. Sipas FSHF-së, sulmi ka ndodhur pasi publikuan përgjimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku sipas tyre Veliaj iu bën presion anëtarëve të shoqatës për të manipuluar zgjedhjet në FSHF.

“Në një ngjarje të paprecedentë uebi i qeverisë së futbollit është sulmuar në mënyrë agresive nga hakerat dhe mbyllur sot pas publikimit të fakteve tronditëse për ndërhyrjen flagrante të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë. Në çastet që po flasim faqja vazhdon të jetë e mbyllur për shkak të këtij sulmi të qartë me prapavijë politike”, shkruan FSHF.

Përmes një postimi në ‘Facebook, FSHF dënon këtë sulm duke e quajtur atë politik.

“FSHF dënon këtë sulm skandaloz të politikës dhe i bën thirrje që të tërhiqen sa më parë pasi kjo taktikë mund të ketë pasoja të rënda për cilindo të përfshirë në këtë akt të turpshëm. Pavarësisht këtij sulmi, komuniteti i futbollit shqiptar do të vazhdojë të denoncojë të gjitha ndërhyrjet, sulmet dhe presionet e politikës dhe nuk do të tërhiqet përballë shantazheve dhe kërcënimeve të pushtetit”, shkruan FSHF.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas