VIDEO/Sulmohet gazeta më e madhe në Holandë ‘De Telegraaf’

AMSTERDAM -Një makinë ka goditur hyrjen kryesore të gazetës më të madhe në Holandë “De Telegraaf”. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, ndërsa është cilësuar i qëllimshëm nga autoritetet. Pas goditjes së hyrjes, drejtuesi i makinës ka zbritur me qetësi ka lyer makinën me benzinë duke i vendosur flakën dhe është larguar me shpejtësi. 

Fatmirësisht nga sulmi nuk ka mbetur asnjë person i plagosur, ndërsa “De Telegraaf” ka reaguar duke shkruar “Nuk do të na frikësojnë”. Për sulmin ka reaguar edhe kryeministri holandez, Mark Rutte duke e dënuar.

“Ky akt është një goditje ndaj lirisë së shtypit dhe demokracisë holandeze” deklaroi ai. Sulmi erdhi pas kërcënimeve që kishte marrë gazeta, ndërsa autoritetet vijojnë punën për të arrestuar autorët e sulmit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit