Sulmohet kandidati serb, OSBE:
Merrni masa të siguroni zgjedhjet

Sulmohet kandidati serb, OSBE:<br />Merrni masa të siguroni zgjedhjet
PRISHTINE- Persona të maskuar kanë sulmuar fizikisht kandidatin e Iniciativës Qytetare 'Srpska' për kryetar të veriut të Mitrovicës.

Sulmi ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës  22:00, kur Kërstimir Pantiç  ishte duke hyrë në ndërtesën ku banon në veri të Mitrovicës.

Ai ka pasur plagë në kokë dhe në fytyrë, bëjnë të ditur mediat kosovare të cilët shtojnë se  shumë pjesëtarë të xhandarmerisë serbe dhe të të ashtuquajturës 'Civilna Zastita' janë duke siguruar ndërtesën në të cilën jeton Pantiç
 
Sulmin ndaj Pantiç e ka dënuar ashpër dhe dhe shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger e cila ka bërë thirrje  u ka bërë thirrje agjencive për zbatim të ligjit që të hetojnë dhe të marrin masa për të siguruar qetësinë.
 
“Kam reaguar në mënyrë të vazhdueshme kundër përdorimit të forcës dhe përpjekjeve për të minuar të drejtën e votuesve në veriun e Kosovës që të ushtrojnë lirshëm të drejtën e tyre për të votuar.

Sulmi i mbrëmshëm ndaj Zt. Pantiq është i fundit në serinë e përpjekjeve të tilla dhe unë e dënoj fuqishëm. Mbes i bindur se ofruesit e sigurisë në Kosovë do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurtë për zgjedhjet që mbahen nesër” tha Schlumberger. 

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike