Sulmohet kryetari i komunës së
Mirovicës, arrestohet autori

Sulmohet kryetari i komunës së<br />Mirovicës, arrestohet autori
Një 25 vjeçar ka goditur në zyrën e tij kreun e komunës së Mitrovicës Agim Bahitrin. Menjëherë pas kësaj i riu 25 vjeçar, Adem Dibrani është arrestuar nga policia. Dibrani pasi nuk ka marrë përgjigjen që donte nga kreu i bashkisë e ka goditur atë.

Dibrani kishte shkuar për tu takuar me kryetarin Bahtiri ndërsa ky i fundit i kishte thënë atij që ti lërë numrin e telefonit aty dhe komuna do ta kontaktoj për një takim në ditën tjetër pasi sot ishte duke shkuar në një takim pune.

Mirëpo burime pranë mediave kosovare kanë mësuar se i riu nga fshati Gradicë i Drenicës i kishte kërkuar Bahtirit që t’ia gjej një vend pune. “Pse nuk po më punëson” mësohet t’i jetë drejtuar i riu Adem Dibrani, kryetarit Bahtiri.

Përgjigja e kryetarit si duket nuk e ka kënaqur 25 vjeçarin, Dibrani i cili pa hezituar e ka goditur Bahtirin nga pas. Kështu është shprehur zëdhënësi i komunës së Mitrovicës, Hysni Syla.

Syla ka shtuar se kryetari Bahtiri nuk ka pësuar lëndime të rënda por për shkak të incidentit është detyruar ta anuloj takimin e punës në Prishtinë. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes