Sulmohet makina e qytetarit serb në veri të Kosovës, brenda automjetit kishte fëmijë

Sulmohet makina e qytetarit serb në veri të Kosovës, brenda automjetit kishte fëmijë

Xhamat e thyera të veturës së qytetarit serb

Një qytetar serb është sulmuar në veri të Kosovës. Nëpërmjet një postimi në facebook, ai ka akuzuar Milan Radoiçiç i cili njihet si person problematik në veri të Kosovës.

Serbi i sulmuar ka rrëfyer se vetura e tij ishte goditur me gurë ndërkohë që brenda saj kishte pasur fëmijë.

“Falë mbretit Milan [Radoiçiç] dhe idiotëve të tjerë, ata qëllojnë edhe kur fëmijët janë brenda në veturë”, shkruan Radoviç.

Kjo nuk është hera e parë që veturat e qytetarëve serbë janë sulmuar nga huliganët të cilët herë pas here në raste të tilla kryejnë veprime të paligjshme.

Brenda një periudhe të shkurtër janë djegur shumë vetura, pasi i kishin regjistruar në targa RKS të Republikës së Kosovës nga ato ilegale serbe. Po ashtu, ka pasur kërcënime nga bandat kriminale për të gjithë ata qytetarë serbë që bashkëpunojnë me institucionet qendrore e lokale të Kosovës. 

Radoiçiç njihet si person problematik në veri të Kosovës duke u cilësuar si “i rrezikshëm” për shkak se nuk kontrollohet nga autoritetet vendase.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?