Sulmohet me armë ambasada amerikane në Arabinë Saudite, vritet roja! Forcat e sigurisë ekzekutojnë agresorin

Sulmohet me armë ambasada amerikane në Arabinë Saudite, vritet roja! Forcat e sigurisë ekzekutojnë agresorin

Ambasada amerikane në Arabinë Saudite

Të paktën dy persona kanë vdekur në një incident me të shtëna pranë konsullatës së Shteteve të Bashkuara në Jeddah, të Arabisë Saudite të mërkurën, sipas policisë lokale dhe një zëdhënësi të konsullatës. Një nga të vrarët ishte një roje sigurie e konsullatës.

“Një person në një makinë ndaloi pranë ndërtesës së konsullatës amerikane në Guvernatorin e Jeddah dhe doli prej saj duke mbajtur një armë zjarri në dorë”, njoftoi agjencia shtetërore saudite e lajmeve SPA duke cituar një deklaratë të zëdhënësit të policisë së qytetit të Mekës. Ai person u vra në një shkëmbim zjarri me forcat e sigurisë, tha ai.

“Një punëtor nepalez në rojet e sigurisë së konsullatës u plagos dhe më pas vdiq”, tha gjithashtu.

Një zëdhënës i konsullatës konfirmoi incidentin, shkruan CNN. 

“Kishte dy viktima, duke përfshirë një anëtar të forcës së rojeve lokale të Konsullatës si dhe sulmuesin, i cili u vra nga forcat saudite të sigurisë,” thanë ata.

Zëdhënësi tha se konsullata ishte mbyllur gjatë incidentit, asnjë amerikan nuk u dëmtua nga sulmi dhe i gjithë personeli zyrtar amerikan dhe i punësuar vendas nuk kanë pësuar dëmtime. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen