Sulmohet me breshëri arme kompleksi 'Eiffel' në autostradën Tiranë-Durrës! Kush është pronari, nipi iu vra në shtëpi me nënën 2 ditë para Vitit të ri (VIDEO)

TIRANË- Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me breshëri në drejtim të një kompleksi në Yrshek, ku fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por dëme të mëdha materiale.

Report Tv mëson se bëhet fjalë për kompleksin "Eiffel" që gjendet në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, e cila është në pronësi të Enver Çaushit 49-vjeç. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, rreth orës 00:30, ku fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

"Më datë 15.06.2020, rreth orës 00:35, në Yrshek, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një kompleksi në pronësi të shtetasit E.Ç., 49 vjeç, ku ka vetëm deme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit", njofton policia.

Kush është Enver Çaushi? Enver Çaushi, pronari i kompleksit që u qëllua me breshëri arme gjatë mesnatës, mësohet se është daja i Elton Deliut, të vrarë në Tiranë dy ditë para ndërrimit të viteve. Vrasja është kryer brenda apartamentit të tij, ku e vdekur ka mbetur dhe nëna e tij. Është pikërisht kjo ngjarje e ndodhur e ndodhur në 2008, për të cilën po hetohet nëse ka lidhje me breshërinë e armëve të regjistruara pak pas mesnate. Pronari i këtij biznesi, Enver Çaushi ka deklaruar se shenjestër nuk ka qenë kompleksi i tij, por ndonjë nga banesat përreth. Ajo që vihet re është se pavarësisht se ky biznes ka qenë pre e një sulmi me armë, qytetarët e kanë frekuentuar atë njësoj sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Ekstrati në QKR të biznesit "Eiffel" në pronësi të Enver Çaushit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:47
Kush është pronari i kompleksit në autostradë që u qëllua me breshëri armësh...nipi i tij u vra së bashku me nënën 2 ditë para vitit të ri

Enver Çaushi, pronari i kompleksit që u qëllua me breshëri arme gjatë mesnatës, mësohet se është daja i Elton Deliut, të vrarë në Tiranë dy ditë para ndërrimit të viteve, në 2008. Vrasja është kryer brenda apartamentit të tij, ku e vdekur ka mbetur dhe nëna e tij. Është pikërisht kjo ngjarje e ndodhur e ndodhur në 2008, për të cilën po hetohet nëse ka lidhje me breshërinë e armëve të regjistruara pak pas mesnatës së sotme. Pronari i këtij biznesi, Enver Çaushi ka deklaruar se shenjestër nuk ka qenë kompleksi i tij, por ndonjë nga banesat përreth. Ajo që vihet re është se pavarësisht se ky biznes ka qenë pre e një sulmi me armë, qytetarët e kanë frekuentuar atë njësoj sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Ora 10:41
Ja cili është kompleksi në autostradë Tiranë-Durrës që u godit me breshëri arme në mesnatë!

Ky është kompleksi "Eiffel", në pronësi të Enver Çaushit 49-vjeç. Ai u godit me breshëri arme në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 00:35. Ai ndodhet në Yrshek, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shaban: 15/06/2020 11:00

    hotel dhe eshte person fizik me 5.000.000 lek xhiro vjetore.

    Përgjigju
  • Kafsha: 15/06/2020 09:28

    Të gjitha këto qe shikojme e degjojme janë pasojat e 30 viteve anarki, 30 vjet tranzicion I rëndë politiko-ekonomiko-social. 30 vjet bajgeri fshataresh qe nga fshatarë komunare kryepleq injorantë pushtetare lokale dhe deri në zyrtare të lartë po fshatarë qe rrembyen pushtetet me dhunë nepermjet forces së armes. 30 vjet perplsje fshataresh injorantë !

    Përgjigju
    • Theresa: 15/06/2020 20:27

      O Djali, Burri, Miku se atë Emrin me të cilin prezantohesh nuk po e them se ti meriton një Emër tjetër. Lexoj gjithshka çfar ti shkruan dhe më pëlqen Arti, Mënyra dhe Llogjika jote. Gjithshka çfar ke shkruar më sipër është Realiteti i padiskutueshëm i këtyre 30 Vjetëve të fundit, para 30 Vjetësh kemi pasur wetëm një Gjakpirës sot kemi me mijëra të cilët ligjëruan Krimin, Ryshfetin, Gënjeshtrën, Intrigën...etj! Nuk kam qënë dhe nuk jam Komunist, por të them të drejtën edhe pse na vrau e na preu për mbi 40 Vjet do kisha Dëshirë që të ngrihej nga Varri e të shihja se si këta Mijë Kanalesh do të vraponin të gjenin Vrimën e Miut. Faleminderit Djali.

    • Vicifili: 15/06/2020 14:11

      Birisha u bani me prone me arme e nuk byrhe me i mbrojt.

    • Taku: 15/06/2020 12:01

      O Kafsh je bish.Shumë i saktë

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim