Një turmë protestuesish që kundërshtonin masat e reja anti-COVID të ndërmarra në Francë, kanë sulmuar një deputet, jashtë shtëpisë së tij.
Stéphane Claireaux u sulmua nga turma e protestuesve me alga deti dhe gurë në derën e shtëpisë. Ai e tha se do të ngrejë kallëzim penal kundër atyre që janë përgjegjës. Deputeti i cili është nga partia në pushtet e presidentit francez Emmanuel Macron theksoi se incidenti ishte "i patolerueshëm".
Deputeti Stéphane Claireaux
Claireaux tha se ai kishte dalë jashtë për të folur me protestuesit, të cilët ishin të zemëruar për vendimin e autoriteteve lokale për të vendosur 'green pass'. Në Francë për shkak të rritjes së rasteve me COVID, qytetarëve u kërkohet të paraqesin certifikatë vaksinimi ose një test negativ Covid për të hyrë në shumë vende publike.
L'agression de Stéphane Claireaux à son propre domicile lors de la manifestation contre le passe sanitaire est absolument inacceptable. Les images sont profondément choquantes. pic.twitter.com/S4ttQF2WTG
— Annick Girardin (@AnnickGirardin) January 9, 2022