TIRANE - Faqja zyrtare e Avokatit të Popullit është sulmuar nga hakerat. Ditën e sotme rreth orës 11: 40 është parë, që faqja e Avokatit të Popullit nuk është e aksesueshme.

Faqja e parë është e zezë, dhe në të shkruhet "To be or not to be" (të jesh apo të mos jesh) dhe në krye të saj është lënë shënimi “Islamic Ghosts Team”.

Nuk dihet se kush fshihet pas këtij akti.

(ad.ti/shqiptarja.com)