Mbi 100 persona janë vrarë e shumë më tepër janë plagosur nga sulmet me bomba në një xhami në Kano të Nigerisë. Ndërtesa e xhamisë ndodhet ngjitur me pallatin e emirit të qytetit, autoriteti i dytë më i lartë në vendin më të populluar të Afrikës.
Megjithatë, raportet e sigurisë deri më tani thanë se emiri Sanusi Lamido është i sigurt dhe nuk ndodhej në xhami momentin e sulmit. Ndërkaq, ky i fundit denoncoi grupin terrorist Boko Haram si përgjegjës për sulmin.
Ky grup ka dëshmuar dhe më herët se është një kërcënim i madh për sigurinë në Nigeri. Rreth 100 sulme të dhunshme nga Boko Haram në Nigerinë veriore në të paktën 5 vite kanë marrë jetën e 2 mijë personave, përfshirë gra dhe fëmijë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com