Vjedhja e kryebashkiakut të Zakynthos, Nikitas Aretakis e ndodhur në 2016 duket se është mbyllur përfundimisht nga gjykata greke me dënimin me 12 vite e 6 muaj burg për një 31-vjeçar shqiptar dhe 8 vite burg për ish oficerin e policisë, i cili organizoi vjedhjen.

Gjykata e Patras shpalli fajtor edhe ish-oficerin e policisë i cili dyshohet se organizoi vjedhjen, duke bashkëpunuar me shqiptarin.

Grabitja e krybashkiakut të Zakynthos ndodhi më 19 prill 2016, i cili ishte duke ecur në rrugë gjatë kohës që u sulmua nga ai riu shqiptar.