Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar pas deklaratave të Ilir Metës gjatë një interviste për mediat greke se kryeministri Rama ka marrëdhënie të vështira me fqinjët.
 
Bushati sulmon Metën duke e etiketuar si tregtar flamujsh, ndërsa i cilëson si lajka dhe përkëdhelje sterile deklaratat e tij për Greqinë.
 
Meta u shpreh sot se ka qenë e pamundur, që Rama të tregonte vetëpërmbajtje në sjelljen e tij si kryeministër në raport me Greqinë dhe fqinjët.
 
Për fat të keq z. Rama ka marrëdhënie të vështira me të gjithë dhe të paqëndrueshme, përfshirë dhe Greqinë, por jo vetëm Greqinë, por dhe fqinjë të tjerë.
 
Ka qenë për fat të keq, i pamundur për të treguar vetëpërmbajtje, tolerancë në sjelljen e tij si kryeministër brenda vendit
” deklaroi ai.
 
Deklarata e Ditmir Bushatit
Kjo fushatë, që është me e qeta dhe me e papolarizuara në historinë e pluralizmit, falë marrëveshjes politike të ofruar nga Partia Socialiste për opozitën, po kthehet dita-ditës në një fushatë të Presidentit të zgjedhur të Republikës, kundër qeverisë dhe opozitës, si të përfaqësonte një lëvizje shtet-shthurëse.
 
Linja jonë ka qenë mospërfshirja në sherrin e stisur. Vetë Kryeministri ka zgjedhur linjën e
mosshpërqëndrimit nga mesazhi ynë për drejtesinë, ekonominë, punësimin dhe reformat shtetbërëse.
 
Megjithatë e kam të pamundur të mos shprehem për intervistën surreale të Presidentit të zgjedhur me votat tona, për një media të huaj.
 
Partnerët e sigurtë shihen në sy dhe flasin troç; tregtarët e flamujve e shesin miqësinë e vërtetë për një pjatë thjerrëza. Në fund hesapi është i qartë dhe çdo partner brenda dhe jashtë mund t'i bjerë lapsit:
 
qartësi strategjike për një bashkëpunim jetik mes Shqiperisë dhe vendeve të rajonit. Lajkat dhe përkëdheljet sterile i takojnë një politike të vjetër.
 
 



dy.b/shqiptarja.com