Përjashtimi i Sali Berishës nga Partia Demokratike sipas deputetit të PS Erion Braçe, ishte një vendim “hipokrit” nga ana e kryesisë, por “standard” në të njëjtën kohë.
Braçe ka radhitur të gjitha sulmet e Berishës gjatë karrierës së tij politike, duke theksuar se Partia Dmeokratike nuk e përjashtoi atë anjsherë për ato edhe përse ishte përgjegjës. Ndërkohë sapo ai sulmoi PD ata e përjashtuan, një veprim që deputeti socialist e cilësoi si hipokrit.
Ai tha se ky është minim i demokracisë dhe se Basha nuk i “ikën” dot këtij standardi duke thënë “I bëra unë, por më detyroi Berisha”.
Postimi i plotë i Erion Braçes:
Berisha jashtë PD! Vendimi hipokrit, por standard! Asfare vendim i fortë! E përjashtuat për sulmin ndaj PD.
Pra, SALI BERISHA ka sulmuar shtetin, institucionet, të drejtësisë e financës, ka sulmuar kundërshtaret, i ka burgosur e vrarë/pushkatuar, ka sulmuar median dhe i ka pushtuar, djegur, ka sulmuar gazetarët dhe i ka burgosur, dhunuar deri ne barbari etj etj;
Por PD nuk e përjashtoi kurrë! E përjashtoi se sulmoi PD!
Hipokrizi më të madhe se kjo nuk ka! Ndërkohë dhuna, si arsye për përjashtimin e Sali Berishës, po shërbehet si standard. A shkon përtej Berishës?
Dhuna e Berishes mbi PD, godinës e njerëzve në të, nuk hyn hiç në një ushtrim krahasues me dhunën e atij vetë por edhe Lulzim Bashës mbi institucionet, policinë, drejtësinë etj;
Kujtoni sulmin mbi parlamentin duke ikur, duke djegur mandatet, duke qëlluar me zjarr Kuvendin;
Kujtoni sulmin mbi ZGJEDHJET duke ikur, duke djegur me zjarr qendra votimi, materiale e flete votimi!
Ky është minimi i demokracisë dhe Lulzim Basha nuk i ikën dot këtij standardi thënë: I bëra unë, por më detyroi Berisha! Natyrisht , standardi është punë e PD.
Shqiptaret meritojnë një ndjesë të madhe e të vërtet për dhunën si mënyrë jetese në politik prej vitesh! Aaaaa dhe një gjë; Berishën e kanë përjashtuar nga PD, jo nga Shqipëria!
Kujtojmë që Kryesia e PD ka përjashtuar përgjithmonë nga partia Sali Berishën dhe 8 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit. Pas 8 orësh mbledhje, kryesia e selisë blu ka përjashtuar Bujar Nishanin, Flamur Nokën, Albana Vokshin, Edmond Spahon, Arben Ristanin, Rigels Muçollari, Klevis Balliun dhe Keltis Krujën. Report Tv mëson se ish-kryeministri Sali Berisha është përjashtuar përgjithmonë nga Partia Demokratike me vendim të Kryesisë së selisë blu në mbledhjen e cila nisi pasditen e djeshme dhe zgjati deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Vendimi gjykatësit Zhukri për Berishën ishte hipokrizi e një kaste të korruptuarish që godasin reformën në drejtësi,duhet që SHBA të shkundë avancimin e kriminelve që po i bëhet reformës në drejtisi me këto vendime skandaloze.Të gjithë i dimë se Sali Berisha ka goditur shtetin ,ka goditur shqiptarët ,ka goditur kundërshtarët ,ka vjedhë e shkatrruar ekonominë ,ka zbatuar me konseguencë programin e shkatrrimit të çdo gjëje ,në kuotën zero ,ka inkurajuar drogën ,prostitucionin ,trafiqet e ndryshme me bandit tip kriminelësh futi popullin në luftën civile në 1997 ku u vranë mbi 4000 shqiptar ,ishte qeverisja e keqe ajo që hapi depot ushtarake dhe u rrëmbyen armët ku edhe sot e në vazhdim ka e do të ketë gjakderdhje .Me këto udhëheqje të PD-së sulmoi krijesën e Vet L.Bashën me shkallë më krahë dhe nuk u ndëshkua asnjeri .Pra ç 'diagnozë ti vemë vendimit të gjykatësit tiranës për Berishën ?!......Hipokrizi krim ndaj një individi me gjysëm Truri ,kërkon të godasë me dëme të pa llogaritura PD -në dhe Amerikën nga një mafioz i shpallur non gata që ka krijuar një bandë kriminelësh ,po mba peng SHQUP-dhe Demokracinë në shqipri.
Përgjigju