Sulmon ish-të dashurën dhe i merr varësen, 'plas' sherri në koncertin e reperit shqiptar

Sulmon ish-të dashurën dhe i merr varësen, 'plas' sherri në koncertin e reperit shqiptar

Reperi shqiptar, Azet përkrah grupit OTR

Reperi i njohur shqiptar ka qenë mbrëmjen e kaluar në qytetin e Gjakovës për të dhënë një concert. Mirëpo teksa Azet performonte në skenë, një incident i pakëndshëm ka ndodhur mes dy klientëve.

Burime për ‘Insajder’ shprehen se dy persona kanë filluar të sulmojnë fizikisht njëri-tjetrin teksa reperi performonte në skenë. Policia lokale ka sqaruar më tej se bëhej fjalë për një zënkë mes një djali dhe ish-të dashurës së tij, të cilës i kishte hequr nga qafa edhe varësen që i kishte dhuruar. Sherri ka qenë i madh kështu që Azet është detyruar të ndërpresë performancën. Më tej sqarohet se gruaja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Azet u bë i njohur për të rinjtë shqiptar në bashkëpunimin me Noizyn në hitin “Kriminel”, por këngët e tij janë të shumta dhe dëgjohen në të gjithë tregun gjerman.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos