Sulmuesi i Kombëtares do luajë në
Seria B, firmos me Virtus Entella

Sulmuesi i Kombëtares do luajë në<br />Seria B, firmos me Virtus Entella<br>
Azdren Llullaku është zyrtarisht një futbollist i Virtus Entella në Serinë B. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka nënshkruar të martën kontratën që e lidh me këtë klub dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Alieti në vijimin e sezonit.

Sipas informacioneve paraprake, Llullaku ka nënshkruar deri në fund të këtij sezoni me klubin italian, ku do të ketë shok skuadre mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Naser Alijin.

Në mbyllje të edicionit, klubi ka të drejtën e rinovimit edhe për një tjetër vit të marrëveshjes me sulmuesin shqiptar, i cili do të mbajë numrin 18 në këtë eksperiencë të re. Firma në kampionatin italian, në një vend ku banon familja e tij, është realizimi i ëndrrës për sulmuesin e përfaqësueses shqiptare.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Policia e Shtetit bën bilancin e muajit Shtator: 82 operacione antikrim dhe 527 të arrestuar, mbi 10 mijë bimë kanabisi të asgjësuara! U arrestuan dhe 148 shoferë

Policia e Shtetit bën bilancin e muajit Shtator: 82 operacione antikrim dhe 527 të arrestuar, mbi 10 mijë bimë kanabisi të asgjësuara! U arrestuan dhe 148 shoferë