Sulmuesi i lindur në Turqi s'i harron rrënjët shqiptare, braktis Maqedoninë e Veriut për Kombëtaren kuqezi! Gati pasaporta

Sulmuesi i lindur në Turqi s'i harron rrënjët shqiptare, braktis Maqedoninë e Veriut për Kombëtaren kuqezi! Gati pasaporta

Arda Kurtulan

Kombëtarja shqiptare është duke ulur moshën e lojtarëve që bëjnë pjesë në grumbullime. Ndër talentet e spikatur është edhe Arda Okan Kurtulan, sulmuesi anësor i Adana Demirspor në Superligën e Turqisë. 19 vjeçari ka dalë nga moshat e Fenerbahce, duke luajtur edhe me ekipin e parë të gjigantëve të Turqisë.

Kurtulan është i lindur në Stamboll, teksa origjina e tij e largët shqiptare nuk është harruar. Pjesë e mosahve të Maqedonisë së Veriut, sulmuesi u pikas në miqësoren që Shpresat tona humbën 3-1 kundër fqinjve një muaj më parë. Trajneri Alban Bushi ka kërkuar që lojtari të kontaktohet, me këtë të fundit që s'i ka harruar rrënjët shqiptare.

Lidhja me vendin tonë daton vite më parë, me familjen e tij që emigroi drejt Turqisë nga Gostivari. "Panorama Sport" njofton se sulmuesi ka pranuar ofertën e Shqipërisë, me FSHF që ka shpejtuar për ta pajisur me pasaportë shqiptare. Duket se në grumbullimet e ardhshme për ekipet kombëtare do jetë pjesë edhe Arda Kurtulan.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital