Sulmuesi i Shalkes dhe i kombëtares së Holandës, Klas Jan Huntelar, i cili po shkëlqen në këtë edicion, ka lavdëruar sulmuesin e Barcelonës, Lionel Mesi.
“Edhe pse Mesi nuk është sulmues klasik, efikasiteti i tij është sensacional dhe tash për tash ai pa asnjë fije dyshimi është futbollisti më i mirë në botë. Unë gjithmonë përpiqem të gjej mënyra për t’i përmirësuar disa elemente të lojës, mirëpo pa marrë parasysh sa i studioj veprimet dhe driblimet e tij, e shoh se është e pamundur të kopjohet" tha holandezi.
"Madje as nuk më shkon as në mendje të përpiqem t’i bëj ato veprime që i bën ai, sepse është thjeshtë e pamundur për t’i bërë”, ka theksuar Huntelar, i cili ka shënuar 20 gola në Bundesligë, 13 në Ligën e Evropës dhe 12 në kombëtaren holandeze.
/Shqiptarja.com