/ATSH-AFP/. - Sulmuesi spanjoll dhe legjenda e Real Madrid, Raul, 38 vjeç, i cili luan aktualisht ne New York, ne kampionatin amerikano-verior te futbollit, beri te ditur te enjten se do t'i jape fund karrieres ne fund te sezonit, muajin e ardhshem.
"Vendimi per terheqjen nuk eshte i lehte, por besoj se ky eshte momenti me i pershtatshem", theksoi ai. "Une kam vendosur qe te terhiqem ne fund te sezonit. Tashme jam i perqendruar per mbylljen e mire te sezonit e te ndihmoj New York Cosmos (klubi i tij) qe te fitoje kampionatin NASL", vazhdoi Raul.
"Une do te vendos per te ardhmen time ne muajt e ardhshem", theksoi Raul, i cili ne maj te 2012 kishte shprehur deshiren e tij per t'u rikthyer tek Real Madrid, pas karrieres se kaluar ne klub si lojtar.
Lindur me 27 qershor 1977 ne Madrid, Raul Gonzalez Blanco e nisi karrieren me te rinjte e Atletico Madrid. Por, ishte nje klub tjeter i kryeqytetit, ku ai luajti per 16 sezone, mes viteve 1994 e 2010.
Ai mban rekordin e ndeshjeve te luajtura me fanellen e klubit madrilen, 741, nderkohe qe mban bashke me portugezin Cristiano Ronaldo rekordin e golave te shenuar, 323 ne te gjitha kompeticionet.
Pas epokes se tij madrilene, Raul kaloi ne Gjermani (Schalke 04, 2010-2012) e ne Katar (Al Sadd, 2012-2014), para se te shkonte tek New York Cosmos.
Raul ka fituar 6 tituj te kampionit te Spanjes, 4 Kupa te Mbretit, 3 Liga te Kampioneve, 2 Kupa Interkontinentale, nje Superkupe te Evropes, nje Kupe te Gjermanise dhe nje Superkupe te Gjermanise.
Ne 102 seleksione me ekipin perfaqesues spanjoll, i fundit ne shtator 2006, Raul ka shenuar 44 gola.