Kapiteni i ekipit të Partizanit, Nexhipi dhe sulmuesi serb i të kuqve, Stevan Racic kanë publikuar në rrjetin social “Facebook” një foto duke formuar me duar simbolin e shqiponjës, simbolit kombëtar shqiptar.
Fotoja vjen pas fitores së të kuqve me Vllazninë që i dërgoi automatikisht në Europë, ndërsa kjo nuk është hera e parë që serbi, Racic bëhet pjesë e simboleve kombëtare, pasi pak kohë më parë deklaroi se ka bërë një foto me flamurin kuqezi dhe pyetjes së tifozëve se a do ta puthte flamurin shqiptar nëse do ia kërkonin tifozët, ai deklaroi se nëse nuk përdoret politikisht, po.
Racic është i vetmi serb që gëzon respekt maksimal në Shqipëri pas furtunës që ndodhi në Beograd, ndërsa për këtë fakt rrezikon që të ‘kryqëzohet’ nga opinioni në atdheun e tij.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com