Sulmuesi shqiptar Besart Berisha në ekipin e vitit në Australi

Sulmuesi shqiptar Besart Berisha në ekipin e vitit në Australi
Futbollisti Besart Berisha ka zënë vend në ekipin më të mirë të vitit në Australi. Përzgjedhja e ekipit të vitit është bërë nga futbollistët e kampionatit të Australisë "A-League". Berisha udhëhoqi në edicionin 2011/2012 skuadrën Brisbane Roar duke e ndihmuar të fitojë ndeshje shumë të vështira dhe duke qenë lider në fushë.

Futbollisti që kohët e fundit ka refuzuar rikthimin në kombëtaren shqiptare, realizoi 19 gola për Brisbane, që sezonin e rregullt në A-League e përfundoi në vendin e dytë.

Kosovari barazoi rekordin e ligës me më shumë gola të shënuar, ndërsa ai theu rekordin e skuadrës. Po ashtu Besart Berisha vendosi rekord të ligës për "tripletën" më të shpejtë.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate