Sulmuesi shqiptar në mesin e dhjetë dribluesve më të mirë në Evropë

Sulmuesi shqiptar në mesin e dhjetë dribluesve më të mirë në Evropë

Edon Zhegrova

Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova po kalon një super sezon tek skuadra franceze Lille, deri më tani.

Zhegrova është autor i 2 golave dhe 5 asistimeve nga 17 paraqitje të bëra në total.

Por së fundmi, në një listë të publikuar, Zhegrova rezultion të jetë edhe në mesin e dribluesve më të mirë në top ligat evropiane në këtë sezon sipas statistikave të mbledhura deri më tani.

24-vjeçari renditet i gjashti në këtë listë, me 40 driblime të suksesshme të regjistruara nga 69 tentime – ose me një përqindje prej 58% të driblimeve të suksesshme.

Leroy Sane i Bayern Munchen kryeson listën, me 60 driblime të suksesshme të regjistruar deri më tani në këtë sezon.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ministri gjerman: Synimi i Putinit s’është Ukraina, por Evropa

Ministri gjerman: Synimi i Putinit s’është Ukraina, por Evropa