Sulstarova në Report TV: Reciprocitet për çdo vendim me Serbinë! Mini-Shengen? S'ka kuptim pa u njohur Kosova

Enis Sulstarova, kryetar i bordit të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri tha në studion e Report Tv se qeveria e re e Kosovës do të ndjek parimin e reciprociteti në marrëdhëniet me Serbinë. Ai u shpreh i bindur se Kosova dhe Serbia do të kenë marrëdhënie më të hapura dhe të drejtpërdrejta me Kurtin në dialog, ndërsa cilësoi se atë që nuk bën Serbia për Kosovën, nuk do e bëj Kosova për Serbinë.

'Për herë të parë mes Serbisë dhe Kosovës do të vendosen marrëdhënie të drejtpërdrejta dhe të hapura përmes parimit të reciprocitetit. Atë që nuk bën Serbia për Kosovën, nuk do e bëj as Kosova për Serbinë', tha Sulstarova.

Heqja e taksës 100% ndaj produkteve serbe e vendosur nga ish kryeministri Haradinaj dhe vendosja e parimit të reciprociteti, është diçka e theksuar edhe nga kryeministri Albin Kurti pas fitores së tij në zgjedhjet e 6 tetorit.

Në lidhje me Shengenin Ballkanik, Sulstarova u shpreh i bindur se Kryeministri Kurti nuk do të marrë pjesë në takimet rajonale në lidhje me të  'pa u rishikuar formati i saj. Minishengeni u bë për të hequr taksën 100% të vendosur ndaj Serbisë, por pa njohur ajo Kosovën, Kurti nuk ka për ta pranuar.'

Sulstarova ngriti edhe shqetësimin e demarkacionit me Malin e Zi si një dëm të madh që i është bërë Kosovës si pjesë e 'këshillave' ndërkombëtare, ndërsa tha se 'Albin Kurti nuk do e miratonte kurrë demarkacionin edhe me urdhrat e Europës'.

Për sa i përket bashkëpunimit me Shqipërinë, Sulstarova tha se 'qeveria e Kurtit është e hapur forcuar dhe çuar para marrëdhëniet mes dy vendeve, por kjo varet edhe nga Tirana zyrtare nëse dëshiron të ecë me të njëjtin hap.'

Për studiuesin Enver Bytyçi, Albin Kurti do të ketë sukses me qeverinë e tij, pavarësisht përvojës politike të vogël. Ai tha se 'fitorja e tij erdhi pikërisht pasi u largua nga periudha e gazit lotsjellës në kohën kur ishte në opozitë. Kurti nuk fitoi për radikalizmin e tij, por për mënyrën e moderuar të tij.'   

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja