Sunak: 4.2 miliardë paund për ndërtimin e 5 anijeve luftarake mes kërcënimeve ruse

Sunak: 4.2 miliardë paund për ndërtimin e 5 anijeve luftarake mes kërcënimeve ruse

1668505320_Rishi.PNG

Kryeministri Rishi Sunak ka njoftuar një plan prej 4.2 miliardë paund për të ndërtuar pesë anije të reja luftarake në Britani, teksa vendi forcon sigurinë e tij përballë kërcënimeve në rritje nga Moska.

Sunak njoftoi se prodhuesit të mbrojtjes ‘BAE Systems’ i ishte dhënë një kontratë për të ndërtuar pesë anije të tjera të tipit 26 për Marinën Mbretërore.

Ai përsëriti refuzimin e tij për të rritur shpenzimet e mbrojtjes në 3% deri në vitin 2030.

Anijet e tipit 26 janë projektuar për luftën kundër nëndetëseve dhe njoftimi vjen pas sulmeve në tubacionet e gazit Nord Stream, për të cilat fajësohet Kremlini.

Pesë anijet e reja do të quhen HMS Birmingham, HMS Sheffield, HMS Newcastle, HMS Edinburgh dhe HMS London.

“Veprimet e Rusisë na vënë të gjithëve në rrezik. Teksa i japim popullit ukrainas mbështetjen që i nevojitet, ne po shfrytëzojmë gjithashtu gjerësinë dhe thellësinë e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për të mbrojtur veten dhe aleatët tanë.Kjo përfshin ndërtimin e gjeneratës së ardhshme të luftanijeve britanike”, tha Sunak.


Lajmi kryesor:

Raketat godasin në territor të NATO-s, 2 të vdekur në Poloni! SHBA: Mbrojmë çdo centimetër të Aleancës! Rusia: Lajmet, provokim! Rama: Shqipëria e shqetësuar


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen