Presidenti i SHBA Joe Biden dhe Kryeministri britanik, Rishi Sunak, kanë shprehur ngushëllimet e tyre dhe mbështetjen e tyre për Marokun.
Biden ka shprehur ngushëllimin e tij për viktimat e një tërmeti dhe tha se SHBA-të janë "të gatshme të ofrojnë çdo ndihmë të nevojshme".
“Jam thellësisht i pikëlluar nga humbja e jetës dhe shkatërrimi i shkaktuar nga tërmeti në Marok”, tha Biden.
Sunak tha se Britania ishte e gatshme të ndihmonte marokenët të cilët i quajti miq.
“Ngushëllimet e mia për të gjithë të prekurit nga tërmeti i tmerrshëm në Marok mbrëmë. Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të mbështesë miqtë tanë marokenë", tha Sunak.
Lajmi kryesor:
VIDEO+FOTO/ Tërmeti me magnitudë 6.8 ballë në Marok, shkon në mbi 1300 numri i viktimave! Shteti shpall 3 ditë zie kombëtare
