Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak ka ndërmarrë veprime të reja sa i takon frenimit të të mbërritjes së emigrantëve të paligjshëm me gomone duke përdorur kanalin e “La Manshit”.
Sunak pritet të takohet ditën e nesërme me presidentin francez, Emmanuel Macron në samitin COP, në Egjipt ku do të sqarohen detajet e një marrëveshjes më të madhe të nënshkruar ndonjëherë për trajtimin e çështjes së emigrantëve të paligjshëm. Marrëveshja, të cilën Mbretëria e Bashkuar shpreson ta nënshkruajë në javët e ardhshme, përmban një rritje të oficerëve francezë që patrullojnë plazhet, shkruan Daily Mail.
Kjo lëvizje e kryeministrit britanik vjen pasi Suella Braverman paralajmëroi në një artikull për The Mail se shumë shqiptarë bënin pretendime ‘të rreme’ se janë ‘skllevër modernë’, pavarësisht se paguajnë mijëra paund për të mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar.
Ditëve të fundit, numri i lartë i emigrantëve të paligjshëm shqiptarë që mbërrijnë në Britaninë e Madhe nëpërmjet kanalit “La Manshe” është kthyer në temën kryesore të debateve politike në Mbretërinë e Bashkuar. Sekretarja e Përgjithshme e Britnanisë, Suella Braverman propoyoi kthimin e emigrantëve shqiptarë drejt vendlindjes, duke i konsideruar këta të fundit si “pushtues”.
Për këto deklarata, reagoi edhe kryeministri, Edi Rama i cili hodhi poshtë pretendimet e sekretares së përgjithshme, duke deklaruar se kishte një numër të madh shqiptarësh të cilët punonin dhe paguanin taksa rregullisht në Britaninë e Madhe. Ndërsa akuzat e Braverman mbi shqiptarët, Rama i konsideroi si “britmë në çmendinë”.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
8.3%
-
Pak
16.7%
-
Aspak
75%
Vota total: 12
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Trump, sfidë për Europën', Macron dhe Scholz sinjalizojnë unitet përballë kërcënimit me tarifa të larta: Nuk shmangemi
22 Janar, 15:54
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Home Office fushatë për dekurajimin e shqiptarëve që synojnë Britaninë: Do përdoreni si skllevër nga bandat e krimit nëse vini këtu, mund t'iu kushtojë gjithçka
21 Janar, 21:56
-
Shqiptari që ka ‘tërbuar’ Anglinë! ‘Daily Mail’: Jeta e të dënuarit për trafik njerëzish, që i kalon ditët duke luajtur golf dhe kryen më shumë krime
19 Janar, 22:58
-
Angli/ Trafikanti i shqiptarëve me kamion, publikon foto duke luajtur golf në Londër! 41- vjeçari rezulton i dënuar në Belgjikë
19 Janar, 11:39
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
U arrestua në Britani për ekstradim, Edison Muceku akuzohet si 'ushtari' i Tor Xhecukës! Lidhjet me Ervis Martinajn dhe krimi i 2020 në Bulqisë
12 Janar, 09:00
-
U ekstradua nga Turqia/ ‘The Sun’ krahason Dritan Rexhepin me El Chapon: ‘Mbreti i kokainës’ që vrau policë dhe ‘mbyti’ Britaninë me drogë
10 Janar, 18:55
-
VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)
9 Janar, 22:49
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Emmanuel Macron: Elon Musk po ndërhyn në proceset demokratike në Europë
6 Janar, 16:15
-
'Dhurata' e Macron për Kievin, mbërrijnë bombarduesit e frikshëm 'Mirazh 2000'
5 Janar, 13:35