Supë kremoze me lulelakër dhe patate

Përbërësit:

  • 500 gr lulelakër
  • 2-3 patate mesatare
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq

Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit me gjalpin. Shtojmë qepën e grirë imët dhe hudhrën, i kaurdisim derisa qepa të bëhet transparente. Shtojmë patatet e prera në kubikë dhe vijojmë me kaurdisjen 2–3 minuta. Hedhim ujë sa të mbulohen përbërësit, shtojmë kripë dhe piper të zi dhe i lëmë patatet të ziejnë rreth 10 minuta. Më pas shtojmë lulelakrën të ndarë në degëza dhe e lëmë në zierje për 8 minuta. Rregullojmë shijen me piper të kuq dhe erëza sipas dëshirës. Kur perimet të jenë zbutur, kalojmë supën në blender derisa të bëhet krejtësisht kremoze dhe e shërbejmë të ngrohtë.