Supë me pashaqofte

Përbërësit:

  • 250 g mish i grirë
  • 1 qepë e grirë me rende
  • 3-4 lugë gjelle me oriz
  • 2 vezë
  • 1 lugë dhjozëm/mendër
  • 1/2 limon
  • Kopër
  • Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Në tas formojmë brumin e qofteve duke përzier mishin, orizin e zier pak, qepën, kripë, piper, të bardhat e vezëve dhe dhjozmën. Në tenxhere vendosim 1 litër ujë të ziejë dhe shtojmë qoftet pasi i kemi dhënë formë. Sapo të ziejnë plotësisht, lëngun e presim me të verdhat e vezëve me limon. Në pjatë shtojmë sipas dëshirës piper të zi dhe kopër të freskët.