Supë trahana me salcë dhe domate të freskëta nga zonja Albana

Supë trahana me salcë domate

Përbërësit:

  • 3 lgj vaj ulliri
  • 100 ml qumësht
  • 6 lgj trahana
  • 1 lgj gjalpë
  • 1 spec i kuq
  • 2-3 lgj salcë domate
  • Domate të freskëta
  • Kripë
  • Piper i zi
  • Piper i kuq
  • Bukë sipas dëshirës

Përgatitja:

Vendosim domatet dhe specin e kuq të marinuar në furrë për 10 minuta në 200 gradë. Ndërkohë trahananë e tresim në pak ujë me qumësht.

Vendosim rreth 800 ml ujë në një tenxhere të vlojë dhe më pas shtojmë masën e trahanasë. Në frulator kalojmë salcën e domates bashkë me specin dhe domatet e pjekura. E shtojmë tek supa me trahana, e lëmë të marrë valë për pak minuta dhe në fund rregullojmë shijen me kripë e piper. Bukën e prerë në kubikë e kalojmë në një tigan dhe e servirim mbi supë.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja