DURRËS- Policia ka arrestuar 3 persona 'gjobëvënës' në Durrës falë një super aksioni të zhvilluar së fundmi ku kanë marrë pjesë edhe Forcat e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Të arrestuarit janë Lulzim Zalla, 45 vjeç, banues në Fushë Krujë, me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit, -Egi Shullazi., 26 vjeç, banues në Krujë dhe -Klodian Estrefi ., 40 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.
Këta shtetas janë arrestuar pasi akuzohen për gjobëvënie 50 000 euro ndaj biznesmenit N.L.,. Policia njofton se gjatë aksionit janë arrestuar në flagrancë fillimisht Lulzim zalla dhe Egi Shullazi ndërsa më pas është arrestuar edhe Klodian Estrefi.
Po kështu policia ka sekuestruar edhe këstin e radhës (5000) që biznesmenit që i ishte vendosur gjoba po u dorëzonte tre të arrestuarve, si dhe 1 automjet dhe 3 celularë.
Të arrestuarit do të përballen para gjykatës me akuzat për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë ", në bashkëpunim.
Komente










Bravo policise se shtetit
PërgjigjuBravo policia!por prokuroret & gjygjtaret qe akoma nuk kane kaluar vetingun ferkojne duart per peshit e medhej qe ju kane rene ne rrjerte qe tju zhvasin miliona euro per ti liruar si te pa fajshem,se keto jane keto bandita qjygjtae& prokuror qe jane bere miliardera,qe nuk dijne ku kane pasurite por vetingu po i nxjerr plehra mbi uje.
PërgjigjuRespekte për Policinë e shtetit. Bravo.
PërgjigjuVetem suksese ju dëshirojë organeve ligjëzbatuese...!!!
PërgjigjuInshAllah fillojnë të godasin grupet kriminale në qytetet kryesore. Bravo për këtë rast.
PërgjigjuBravo policisë, dërrmojini!
PërgjigjuRespekt per Policine e Shtetit, merruani shpirtin krimineleve.
Përgjigju