Super aksioni i SPAK që goditi 5 grupe kriminale, Policia e Shtetit: 35 masa arresti të ekzekutuara! Si u zbulua aktiviteti kriminal i shtrirë në 5 qytete gjatë 3 viteve hetime

Super aksioni i SPAK që goditi 5 grupe kriminale, Policia e Shtetit: 35 masa arresti të ekzekutuara! Si u zbulua aktiviteti kriminal i shtrirë në 5 qytete gjatë 3 viteve hetime

33 persona janë në burg, mes tyre dy punonjës policie, një tjetër është lënë në detyrim paraqitje dhe një në arrest shtëpia pas superoperacionit të SPAK që goditi 5 grupe kriminale të kultivimit dhe trafikut të drogës. Policia e shtetit njofton se ky operacion u finalizua pas tre vitesh hetime, teksa këto grupe kriminale vepronin në 6 qytete, përkatësisht në Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë, Lezhë, Prrenjas, gjatë periudhës mars 2019-nëntor 2020.

Këto grupe kriminale vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin, teksa janë evidentuar 13 episode kriminale të trafikimit të narkotikëve, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë periudhës 3-vjeçare të hetimit janë sekuestruar 1 armë zjarri, municion luftarak, sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojeve të ndryshme, qindra bimë narkotike, vaj hashashi dhe një sasi farash kanabisi.

Janë lënë në burg:  D. D., 23 vjeç, E. Ll., 32 vjeç, A. K., 33 vjeç, S. K., 26 vjeç, Xh. A., 19 vjeç, K. D., 38 vjeç, S. D., 31 vjeç, F. R., 38 vjeç, H. R., 31 vjeç, H. R., 29 vjeç, A. K., 52 vjeç, Xh. F., 39 vjeç, V. P., 33 vjeç, F. D., 57 vjeç, L. L., 43 vjeç, E. K., 38 vjeç, B. B., 37 vjeç; F. M., 54 vjeç (punonjës policie SPZ, Tepelenë) dhe A. L., 45 vjeç (punonjës policie, DVP Gjirokastër), për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

Ndërkohë pjesë e këtij operacioni janë arrestuar më parë edhe personat: E. U., 38 vjeç, M. B., 21 vjeç, M. Z., 27 vjeç, S. B., 29 vjeç, M. T., 21 vjeç, A. M., 48 vjeç, A. Ll., 34 vjeç, A. P., 35 vjeç, N. L., 36 vjeç. H. V., 66 vjeç, L. K., 56 vjeç., K. D., 35 vjeç, K. L., 29 vjeç dhe E. P., 23 vjeç, të cilët aktualisht janë duke vuajtur dënimin, për vepra të tjera penale.

Në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim disa persona të tjerë, të cilët nuk janë gjetur në banesat e tyre, gjatë operacionit për ekzekutimin e masave të sigurisë.

Gjithashtu, Gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, për shtetasin N. Ll. dhe masën e sigurimit personal “Detyrimi paraqitjeje”, për shtetasin A. Sh.

Në këtë operacion u angazhuan Drejtoria Hetimore, RENEA, FNSH, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Vlorë, Lezhë, Shkodër, Durrës, Gjirokastër, Elbasan dhe Kukës.

 


Lajmi kryesor:

EMRAT/ SPAK godet 5 grupe kriminale të trafikut të drogës! Aksion në 6 qytete të vendit, priten 44 masa-arresti! 33 në burg, mes tyre dy efektivë policie


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja